Zbulohet kura për rënien e flokëve

schedule22:58 - 19 Shtator, 2018

schedule 22:58 - 19 Shtator, 2018

Një element kimik i cili gjendet në një lloj peme indiane që ka përbërje nga ciflave e drunjve dhe vajrave të ndryshëm, sipas një studimi, thuhet se gjithashtu ndihmon edhe në stimulimin e rritjes së flokëve tek njerëzit.

Kërkimi u realizua me anë të indeve të marra nga skalpi në laborator dhe shkencëtarët të cilët u morën me këtë studim shprehen se tashmë ndodhen në prag të një trajtimi efektiv të rënies përfundimtare të flokëve. Proceset janë në fazën eksperimentale tek vullnetarët, por studiuesit thonë se janë shumë pranë zhvillimit të këtyre eksperimenteve nga laboratori nëpër klinikat e dermatologjisë.

“Është një zbulim mahnitës. Kjo është e para herë që është zbuluar se rimodelimi i një miniorgani njerëzor (flokut) mund të riparohet me anë të një deodoranti kozmetik shumë të përdorur në publik.”, -u shpreh Ralf Paus, shkencëtar në Universitetin e Mançesterit.

Për të arritur këtë rezultat, studiuesit ndoqën një shteg në folikulat e fijes së flokëve, të cilat i lejonin ato që të ngadalsonin vdekjen e këtyre strukturave dhe rigjallërimin e tyre. Ata e arritën këtë gjë me anë të elementi të quajtur sansalore, i cili vjen nga një lloj bime aromatike që shërben për të prodhuar parfume dhe sapunë. Aromat janë ndjesi të cilat aktivizohen kur molekulat e quajtura odorantë njihen nga qeliza të veçanta në hundë. Gjithashtu, më të dhënat e fundit të njëjtat qeliza ndihmojnë dhe në rregullimin e të tjera funksioneve trupore si rritja e flokëve.

Shkencëtarët vunë re se duke vënë deodorantin e lartpërmendur në indet e skalpit të kokës ata mund të rrisnin nivelin e pjellorisë së flokëve dhe të reduktonin qelizat e vdekura. Çuditërisht, rezultatet hedhin hipotezat se folikulat e flokëve kanë aftësinë që të “nuhasin”, me kuptimin që ata mund të përdorin receptorët e nuhatjes në shërbim të funksionëvë si rritja e flokëve.

Një zbulim i tillë është vërtet i shumëpritur për shkak se humbja e flokëve, sidomos tek meshkuj, është problem madhor në ditët e sotme. Pavarësisht se kompanitë kozmetike gjenerojnë miliona të ardhura nga produktet që ofrojnë për këtë kauzë, duket se efektiviteti mbetet shumë larg nga ajo ç’ka pritet. Por me këtë lajm të mirë nga shkencëtarët e Mançesterit duket se më në fund do të shijojmë ndjesinë e të pasurit flokë deri në moshë të madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!