Kryeministri Edi Rama deklaroi se kur erdhi në krye të bashkisë, në tarracë rriteshin fiq, ndërsa sot ai është transformuar në kopsht. Rama tha se vota më 25 Prill nuk ka lidhje me çitjanet e tij apo nëse i pëlqen apo jo ai ose kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, por me punën që PS ka bërë në krye të vendit.
“Nuk jemi të rënë nga qielli, që ndonjëherë të mos e dhj*sim muhabetin. Kur ne gabojmë, reflektojmë edhe nuk përsërisin të njëjtat gabime. E di shumë mirë që njerëzit kanë pakënaqësi dhe kanë të drejtë. Ne nuk mundemi të plotësojmë të gjitha edhe sikur dita të ishte 48 orë, kjo është e pamundur. Por ama dallim është shumë i qartë dhe kjo nuk është një lojë me top kur luan Kombinati me Laprakën. Këtu luhet me të ardhmen, ecurinë e punëve dhe ata që presin të vaksinohen e të hyjnë në shtëpi. Kur unë jam bërë kryetar bashkie, në tarracë rriteshin fiq. Ka një arsye pse sot është kopsht dhe nuk rriten akoma fiq. Ne kemi mbetur mbrapa se jemi kthyer shumë shpesh mbrapa për mustaqet e Çelos.
Për inat të vjehrrës kemi vajtur me mullixhiun. Nuk e dua për mua, por për shumë të tjerë që duan ta bëjnë, që të mos vazhdojë historia ne dhe ata, nuk ka këtu ne dhe ata. Këtu ka kush di të bëjë punën më mirë. Është turp i madh që sot të flitet për ujin e pijshëm. Por kush e ka turpin. Si mundet të jetosh në Tiranë sot dhe të votosh ata që e bënë Tiranën copash, Nuk të pëlqen Edi Rama? Nuk të pëlqen Lali? Lali është gjëja më e kollajshme, merr telekomandën dhe zhduke. Nuk të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës?
Mos i vish. Kur vjen puna për të parë kush do bëjë punën, do merresh me punën apo gunën. Politika sot ka rënë në duart e duhura, në kohën me kritike. Dhe të mendosh të kthesh ata që bënë Tiranën nevojtoren më të madhe të Tiranës. Kam nevojë për një shtëpi e ndërtoj ku të dua, kam nevojë të bëj lokal e bëj ku të dua. Nevojtore nga të katër anët, e bëri politika e rënë në duart e gabuara. Ato duar prapë janë zgjatur për të marrë vota. Aq më tepër, atë që në fakt nuk është problemi më i madh e kishte Tirana. Çfarë bëri? U kthye në anën tjetër sa herë ishte zënë. Ku e keni tramvajin ju që keni ardhur nga Kombinati”, tha Rama./mv.abcnews.al