Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gostimë-Gramsh. Mësohet se një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga 150 metra lartësi, në greminë. Për pasojë, janë plagosur dy të rinj nga fshati Gjyrale që ndodheshin në automjet. Ata po marrin kujdes shëndetësor në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Njëri prej të rinjve është në gjendje kritike për jetën dhe do të dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Për shpëtimin e dy të lënduarave, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses. sb/abcnews.al/