Të mërkurat nuk do të jenë sjellin vetëm dëshmi të zgjidhjes së problemeve nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes por edhe rastet e punonjësve të administratës që kanë shkelur ligjin. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj publikoi 9 zyrtarë që janë larguar nga detyra pas ankesave në portalin e bashkëqeverisjes.
Edhe këtë javë kryeministri Edi Rama prezantoi zgjidhjen e problemeve të qytetarëve përmes platformës së bashkëqeverisjes.
Falenderimet janë bërë mëse të zakonshme në takime të tilla, por ankesat nuk i kursejnë kur kanë përballë kryetarin e qeverisë.
Qytetari: Kam disa probleme të tjera me gjykatat dhe QKB-në për një hidrocentral. Platforma më zgjidhi hall, më herët me qeverinë e mëparshme më janë bërë shumë padrejtësi.
Rama: Detyrimet e zyrave të shtetit, duhet të kthehen në zyra shërbimi, dhe platforma jep zgjidhje. Por platforma s’është gjykatë, nuk mund të zgjidhë gjithçka.
Zgjidhja vjen për të gjitha rastet e mbetura pezull tha kryeministri Rama. Për ata që nuk përgjigjen erdhi koha e ndëshkimit tha ai.
“Çdo të mërkurë, paralelisht me rastet e zgjidhura, me ministren e Drejtësisë do të bëjmë me dije rastet e ndëshkimit dhe përgjegjësit”.
Nuk vonon dalja publike e ministres së Drejtësisë.
Gjonaj: Të gjitha institucionet kanë zbatura rekomandimet e Task Force dhe kanë marrë 60 masa disiplinore, nga të cilat 9 prej tyre largime nga puna. Konkretisht për 3 përgjëgjës të ALUIZNI-t , 2 inspektorë të AKU pranë Portit Durrës, kryenspektorin e Inpektoriatit të Punës në Durrës dhe në Fier, drejtorin e ALUZINI-t Tirana Jug dhe përgjegjësin e sketorit të legalizimeve të po kësaj drejtorie.
Ministrja Etilda Gjoni që është ngarkuar nga qeveria me detyrën e kryesueses së Task-Forcës antikorrupsion ka përsërtur thirrjen r kryeministrit që qytetarët ti bashkohen në këtë mission me ankesat dhe denocimet e tyre. /abcnews.al