Magazina dy ditë në flakë, Jaupi: Materialet që ndodheshin brenda kanë vështirësuar punën

schedule15:17 - 26 Mars, 2021

schedule 15:17 - 26 Mars, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, në një magazinë pranë një qendre tregtare ku ka ngelur i bllokuar një 33 vjeçar. Në një prononcim për mediat drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi është shprehur se prej dy ditësh zjarri në këtë magazinë vijon të jetë aktiv.

Sipas tij për shkak të materialeve që ndodhen brenda saj është bërë shumë e vështirë puna e policisë dhe e zjarrëfikëseve, për të vendosur nën kontroll flakët.

LEXO EDHE: Zjarri në magazinën pranë qendrës tregtare në Tiranë, dyshohet për një viktimë

“Jeni të dëshmitarë të të gjithë veprimeve të zjarrfikësit po bëjnë por për shkak të materialeve që ka pasur brenda magazinës ku një pjesë e mallit është plastik është bërë e vështirë puna. Policia sëbashku me zjarrëfikëset po bëjnë të pamundurën”, ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë ma parë ku si pasojë e flakëve ka mbetur i bllokuar brenda dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij roja Arjan Sala 33 vjeç i cili kishte bërë të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen jashtë të 25 punonjësve që ndodheshin në magazinë në momentin e zjarrit.e.su./abcnews.al