Ish-drejtori i CDC: Covid-19 u krijua në një laborator në Kinë

schedule14:26 - 26 Mars, 2021

schedule 14:26 - 26 Mars, 2021

Dr. Robert Redfield, ish-drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për CNN se  Covid-19 u krijua në një laborator në Kinë – një teori e diskutueshme por pa prova.

” Ky virus filloi të transmetohej diku në shtator, tetor në Wuhan,”  tha Redfield Gupta.

Redfield, një virolog që ishte në krye të CDC nën udhëheqjen e ish-Presidentit Donald Trump, tha se ai mendon se virusi u krijua në një laborator në Kinë dhe “shpëtoi”, jo domosdoshmërish me qëllim.

Nuk ka prova të qarta për të mbështetur teorinë se virusi u krijua në laborator  megjithëse kjo luajtur një rol të vazhdueshëm në konspiracione dhe spekulime, duke përfshirë deklaratat e Trump.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur diçka të tillë të  pamundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!