Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Erling Braut Haaland. Sulmuesi i Borussia Dortmund po kalon një super sezon me gjermanët, si në Bundesliga ashtu edhe në Champions League.
Paraqitjet e tij pozitive kanë impresionuar klubet e mëdha të Europës, të cilat e duan në ekip norvegjezin. Por, as Dortmund nuk ka mbetur pas dhe ka filluar të marrë masat e para për yllin e saj.
Sipas raportimit të “ESPN”, klubi gjerman ka vendosur një klauzolë për të gjithë klubet që e kërkojnë 20-vjeçarin. Plot 180 milionë euro duhet të paguajnë në arkat e Dortmund për shërbimet e Haaland, i cili është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2024.
Në këtë sezon bomberi është aktivizuar në 34 ndeshje në të gjithë kompeticonet, ku ka shënuar plot 33 gola e ka dhuruar 8 asiste për shokët e skuadrës, duke e vënë veten në listën e më të mirëve në botë. /abcnews.al