Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, pas vizitës në një kopsht në Durrës, ka zbritur në terren duke vijuar takime me qytetarët në këtë qytet.
Rama ka përshkruar në këmbë lagje të ndryshme të Durrësit, ndërsa qytetarët e kanë përshëndetur me thirrjet, “Rroftë Edi Rama”, ndërsa një tjetër qytetar shprehet: “S’po na lejnë me u taku”.
Më tej kryeministri është ndalur në banesën e një qytetari në Durrës, shtëpia e të cilit ishte shkatërruar nga tërmeti.
“Është stresi i madh kur mendojmë që ka aq shumë njerëz që presin akoma, por kjo është e pashmangshme sepse duhen bërë studime dhe sa herë ka pasur ankesa në kemi bërë riverifikime. Faktikisht ne kemi avancuar dhe janë 400 pallate që kanë mbaruar dhe disa të tjerë janë në proces.
Por gjithashtu do të ecim edhe me DS4, por kjo do pak durim. Rëndësi për në është që nuk i kemi lënë qytetarët rrugëve. Me Durrësin kemi bërë shumë investime dhe do të vazhdojmë të bëjmë. Durrësi nuk ka pasur ujë as në kohën e Enverit”, tha Rama.
Ditën e djeshme dy forcat politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike hapën zyrtarisht fushatën elektorale në kryeqytet.
/abcnews.al/


