Situata epidemiologjike në rrethe, pas mësuesve pedagogët marrin vaksinën anti-Covid

schedule12:10 - 26 Mars, 2021

schedule 12:10 - 26 Mars, 2021

16 pacientë me Covid ndodhen të shtruar në spitalin e Shkodrës. Gazetari i “ABC” Simon Shkreli raporti se procesi i vaksinimit në këtë qytet ka vijuar normalisht pas vendimit të EMA për efikasitetin e vaksinës AstraZeneca.

Deri më tani në Shkodër janë vaksinuar 30% e mësuesve. Gjithashtu ditën e djeshme ka filluar vaksinimi edhe për pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Gjithashtu vaksinimi i pedagogëve ka vijuar edhe në Korçë.

Gazetarja e “ABC” Ledjona Xheladinaj tha se vaksinimi i pedagogëve në Universitetin “Fan S. Noli”, ka nisur prej ditës së djeshme.

Deri më tani janë vaksinuar rreth 97 pedagogë sëbashku edhe me stafin.

Ndërkohë këtë të premte ka nisur vaksinimi i personelit mjekësor të Ersekës.

Ndërsa në të gjithë Bashkinë e Pogradecit janë vaksinuar 872 mësues.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!