Basha paralajmëron Ramën: Po iu prek fije floku opozitës, përgjegjësia në kokën tënde

schedule19:14 - 18 Shtator, 2018

schedule 19:14 - 18 Shtator, 2018

Në një deklaratë të jashtëzakonhsme për mediat kreu demokrat Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij nëse i preket qoftë edhe një fije floku përfaqësuesve të opozitës në Jalë.

“Një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi yt Fatmir Meta përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama në kokën tënde”.

Reagimi i kreut demokrat erdhi pas shembjes së banesave të banorëve në Jalë, ku ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës  Meçorapja dhe Agron Shehu, të cilët sipas Bashës iu bashkuan banorëve pasi shpërtheu konflikti. Basha akuzoi kryeinspektorin Fatmir Meta për dhunën e ushtruar ndaj banorëve dhe kërcënimin ndaj deputetit demokrat Shehaj. Ai tha se Partia Demokratike depozitoi kallëzim penal ndaj tij.

Sipas Bashës prania policore në Jalë ka vetëm një qëllim për të grabitur trojet e çmuara të Jalë.

“Prania policore në Jalë ka vetëm një qëllim për të grabitur trojet e çmuara të Jalës. Kjo ishte e dhunshme, akte të rënda si shoqërimi i të miturve. Dëshmitarët kanë dëshmuar se toka do i kalojë Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shndërruar në pasuri të miqve të Ramës.

Shembja e banesave është bërë pa paralajmërim, ndërkohë që kompleksi i Xhillarit, mirëbërësit e donatorit të Ramës që ka zaptuar bregdetin e Jalës nuk e preku fare ku operacion.

Deputetë tanë u nisën pasi shëprtheu konflikti. Policia dhe IKV janë sjellë si banditë me banorët e përfaqësuesit tanë

Kryeinspektori Fatmir Meta kërcënoi deputetin e PD Agron Shehaj, ndërsa ai ishte në detyrë duke i kërkuar llogari inspektori”.

Basha solli në vëmendje se Fatmir Meta, ka qenë ish-shefi i Komisariatit të Tropojës periudhën më të errët . Me makinën e tij udhëtoi banda që ekzekutoi Azem Hajdarin.

“Për ata që nuke njohim Fatmiri i Nasibesë është ish- shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët. Me makinën e tij udhëtoi banda që ekzekutoi Azem Hajdarin”.

Kreu demokrat akuzoi kryeministri Rama dhe ministrin Xhafa se e kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur grabitjen dhe kriminelët, ndërsa vendi nuk ka siguri.

“Rama e Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur grabitjen, kriminelët, për të ndarë paratë. Nga Kukësi në Jalë e gjithë  Shqipërinë po ushtrojnë dhunë. Policia është kthyer në bandë pa tru, nuk ka siguri për askënd përveç krimineleve që bëjnë ligjin me bekimin e Edi Ramës”. /abcnews.al