COVID-19/ Kolumbia autorizon vaksinën Johnson & Johnson

schedule08:24 - 26 Mars, 2021

schedule 08:24 - 26 Mars, 2021

Kolumbia ka autorizuar përdorimin urgjent të vaksinës Johnson & Johnson, sipas një deklarate nga agjencia rregullatore e shëndetësisë së  vendit, INVIMA.

Sipas deklaratës vaksina ka përfunduar provat klinike dhe më shumë se 5,800 vullnetarë në institucione të ndryshme kanë marrë pjesë. Sipas INVIMA, kjo është vaksina e tretë kundër Covid-19 që merr autorizim për përdorim emergjent në vend.

Kolumbia ka raportuar 2,359,942 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 62,519  viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!