Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kolumbia vazhdon ëndrrën/ Amerikanolatinët arrijnë turin e tretë në kupën e botës

schedule13:13 - 4 Korrik, 2026

schedule 13:13 - 4 Korrik, 2026

Ende nuk e kanë arritur maksimumin.

Kolumbia është padyshim njëra nga skuadrat më simpatike të kupave të botës, por kurrë nuk ka arritur më larg se deri në çerekfinale.

Edhe në këtë Botëror në Amerikën e Veriut, të mbiquajturit “trikolorët” janë ende larg ëndrrës, vetëm mes 16 skuadrave më të mira, por ambicia është e madhe, ashtu si edhe besimi.



Suksesi në turin e dytë ishte 1-0 ndaj Ganës, rezultat aspak spektakolar, por gjithçka ishte e merituar.

Arias realizoi golin e vetëm të sfidës që në 14’, por amerikanolatinët patën epërsi të madhe.

Imagjinoni që Gana nuk gjeti asnjëherë kuadratin e portës, diçka që kolumbianët e bënë plot 8 herë në 20 gjuajtje.

Me fazën sulmuese tepër të fortë me yje si Luis Dias, Hames Rodriges e Kordoba, Kolumbia synon tani çerekfinalet, edhe pse kundërshtari I radhës nuk është I lehtë, pikërisht Zvicra.

Në stadiumin në Kanzas Siti, në prani të mbi 69 000 shikuesve, ata që njihen edhe si “Los Kafeteros” bënë detyrën, duke mbajtur të njëjtin ritëm në këtë turne.

Jo më kot dolën në vend të parë në grup, me dy fitore e një barazim, e duke lënë prapa Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

Synimi I parë janë çerekfnalet, ashtu si në Botërorin 2014, dhe në rast suksesi mund të kenë përballë Argjentinën dhe Mesin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!