Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik përgjatë rrugës që të çon në aeroport

schedule16:57 - 18 Shtator, 2018

schedule 16:57 - 18 Shtator, 2018

Mjetet e kanë ndalur punën. Ndonëse Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi nisjen e rehabilitimit të rrugës nga kthesa e Prezës deri në kthesën e Rinasit në segmentin nga Vora në Fushë-Krujë aty nuk po punohet.

Megjithëkëtë, qarkullimi për automjetet është bllokuar. Trafiku është devijuar në një tjetër segment. Ata që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër-Milot- Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit vijojnë rrugën në drejtim të Kamzës. Makinat e vogla kthehen në Rinas. Kjo ka shkaktuar trafik përgjatë të gjithë rrugës nga aeroporti drejt Vorës e anasjelltas.

Se për sa kohë drejtuesit e automjeteve do të përballen me këtë situatë ende nuk dihet. Autoriteti Rrugor Shqipar nuk ka deklaruar një datë për përfundimin e punimeve në rrugën nga kthesa e Prezës deri në kthesën e Rinasit në segmentin nga Vora në Fushë-Krujë. Qarkullimi për automjetet është bllokuar gjithashtu edhe në segementin nga Preza në Doganën e Tiranës. Ajo është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga Vora./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!