Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Brenda 48 orësh nisim vaksinimin masiv, Nard Ndoka i vetmi filozof në palën tjetër

schedule19:50 - 25 Mars, 2021

schedule 19:50 - 25 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama tha se objektivi i tij për mandatin e tretë është arritja e 10 milionë turistëve në Shqipëri dhe se me nisjen e vaksinimit masive brenda 48 orësh do të kemi një situatë shumë herë më të mirë në verë se vitin e kaluara.

Rama ndër të tjera ka theksuar se pala tjetër do e kishte të pamundur që të siguronte vaksinat.

Sipas tij opozita ka rënë në një pikë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof pa llogaritur Monikën, lilon dhe Saliun.



“Mandati i tretë është mandati që do të realizojë objektivin tonë për të pasur 10 mln turistë në Shqipëri i ndërprerë brutalisht nga pandemia, por me sigurimin sot të fillimit të vaksinimit masiv brenda 48 orësh ne kemi garantuar që në këtë sezon Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar nga sa ishte një vit më parë dhe shqiptarët ti nxjerrim nga pandemia njësoj si vendet europiane edhe se u la jashtë shpërndarjes së tyre. Kush i gjeti vaksinat? Si erdhën vaksinat? Në do të sjellim këtu prodhimin e shumë vaksinave dhe produkteve të cilësisë së lartë për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kush i bën këto dhëndri, që i lë njerëzit në dasmë të presin? Kush?  Imagjinoni një palë përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof pa llogaritur Monikën, lilon dhe Saliun“, tha Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!