10 sezone në futboll dhe tani ka ardhur momenti për ta lënë. Ajo që ndodh me Rhali Dobson është një histori për skenar filmi. 28-vjeçarja ka vendosur ta lërë sportin më të bukur në ditën që asaj i ka dhënë emocionet më të forta.
Melbourne City triumfoi 2-1 kundër Peth Glory dhe bukuroshja shënoi gol dhe partneri i saj e priti me surprizën e madhe. Unaza e drejtuar drejt biondes mori përgjigjen “po” dhe tani ka mbetur të bëhet vetëm dasma.
Video e atij momenti po bën xhiron e internetit, por nuk mjafton kaq. E gjithë kjo histori ka edhe dramë brenda, pasi i dashuri i Rhali po lufton me tumorin dhe futbollistja ka vendosur ta lërë këtë sport që të ndihmojë njeriun e zemrës në përballimin e problemeve shëndetësore.
What an UNBELIEVABLE moment as @rhali_dobson's partner proposes to her after the game! AHH! ??#WLeague #MCYvPER pic.twitter.com/2RDSld3L5J
— Liberty A-League (@aleaguewomen) March 25, 2021
“Matt dhe unë jemi shumë të hapur për gjithçka. Ai u diagnostikua me tumor në tru gjashtë vite më parë. Ai bëri më pas një ndërhyrje, që ishte e suksesshme. Pas një kontrolli tjetër në muajin shkurt ata panë një masë të vogël tumoriale në një zonë shumë të vogël të trurit, që iu hoq.
Kishte kaluar një tumor të trurit të shkallës III. Kështu që ai po nis një radioterapi intensive deri në fund të majit dhe pastaj kimioterapinë agresive për 12. I kemi kapur gjërat herët dhe për shkak të moshës së tij fundi pritet të jetë pozitiv.
Nuk kishte asnjë shenjë apo simptomë tjetër, thjesht bëri një kontroll rutinë. Kjo gjë është më e madhe se sporti, ai është absolutisht bota ime”, rrëfen Rhali Dobson për ESPN. / abcnews.al