Falsifikonin dokumente, arrestohen 12 persona në Prishtinë, të përfshirë EUROPOL e policia shqiptare

schedule11:58 - 25 Mars, 2021

schedule 11:58 - 25 Mars, 2021

Policia e Kosovës është duke zhvilluar edhe sot një në disa komuna. Mësohet se ky aksion policor ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.

Ndërkohë ditën e djeshme në Kosovë, u arrestuan 12 persona të cilët falsifikonin dokumente për të mundësuar emigrimin e paligjshëm kundrejt përfitimeve të shumave të mëdha. Arrestimet janë kryer në dy vendndodhje në Prishtinë, ku janë gjetur, pasaporta, karta ID, patenta, karta shëndeti, e mjetë të tjera identifikuese.

“Në të dy këto operacione janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe  materiale për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si pasaporta, patentë shoferi, kartela identifikimi të gjitha këto nga më shumë 16 shtete të ndryshme të BE-së. 12 persona janë arrestuar dhe të tjerët në paraburgim. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europol-in, Shqipërinë dhe me disa shtete të BE-së. Janë sekuestruar aparatura materiale, dokumentet. Të gjitha këto prova materiale do të shkojnë për ekzaminim”, ka thënë zëdhënësja,  Hajra. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!