Zjarri në magazinë, xhaxhai i rojes që u bllokua brenda i revoltuar: S’na japin asnjë informacion

schedule21:27 - 24 Mars, 2021

schedule 21:27 - 24 Mars, 2021

Zjarri i rënë pasditen e sotme në një magazinë pranë një qendre tregtare në Tiranë mund të marrë përmasa tragjike.

Arjan Sala, roja i sigurisë dyshohet të ketë humbur jetën, pasi ka mbetur brenda. Xhaxhai i tij është shprehur i irrituar para mediave. Ai ka fajësuar zjarrfikëset se kanë mbërritur me vonesë, ndërsa thotë se nuk iu japim asnjë informacion.

“Unë jam xhaxhai i djalit që është i mbyllur brenda në bodrumin e magazinës. Është rreth 30 vjeç, shef i rojeve të sigurisë. Zjarrfikëset kanë ardhur me vonesë. Ai është futur për të nxjerr punëtorët dhe ka ngelur vetë brenda. Reagimi është i vdekur, nuk na japin asnjë lloj sqarimi. Kanë vënë një bllok me policë aty. E vetmja gjë që ka ngelur është konfrontimi me forcat e rendit. Nuk kemi asnjë informacion. Po erdhi pika zero ne do futemi brenda. Veç zoti po zbriti të na ndalojë”, shprehet ai.

Abcnews.al mëson se aktualisht janë gjashtë makina zjarrfikëse që po punojnë për të shuar flakët. Siç raporton gazetari Ermal Vija në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa ka mbërritur edhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës. g.v/abcnews.al