E imitoi, Monika Kryemadhi i shkruan aktores? Vajza ‘Tik Tok’ ndan sekretin që e shndërroi në hit!

schedule18:11 - 24 Mars, 2021

schedule 18:11 - 24 Mars, 2021

Disa nga talentet e reja që spikatën në spektaklin “Kosherja” ishin të ftuar në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.  Ata treguan live detaje pikante në përzgjedhjen e personazheve që realizojnë.

Erinda Demo e cila bën personazhin e Monika Kryemadhit tha se e ka studjuar më herët atë. Demo nënvizoi se nuk i intereson jeta politike e kryetares së LSI, por karakteri i saj.  Pyetjes së Ermalit nëse ka marrë ndonjë mesazh nga znj.Kryemadhi, Erinda iu përgjigj: “Po e pres, nuk më ka shkruajtur, dua të më thotë si i duket imitimi’’.

Personazhi që ra shumë në sy është Vajza e Tik Tok-ut performuar nga aktori Juxhin Plovishti. Ky fundit rrëfeu se me këtë përsonazh kishte marrë pjesë ne audicione, por ishte i versionit mashkull. Bashkë me regjisorin Altin Basha kishin rënë dakord që të ishte i njëjtë, por femër.  Ermali e pyet se si kanë qenë reagimet e publikut apo ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Ai tha se ka marrë mesazhe pa fund për gjestikulacionin dhe batutat, ndërsa bashkëpunimin me Bes Kallakun e sheh me shumë përgjegjësi.

“E dala me Besin më ka ndihmuar shumë dhe është një përgjegjësi shumë e madhe të dalësh me të, por nga ana tjetër më jep siguri”.

Me shumë batuta ai tregoi se kush do ta realizoj personazhin e tij duhet të punoj me frymëmarrjen dhe levizjen e qafës.

Ervis Saliasi është një tjetër talent i “Kosherja” i cili me një kitare realizon monologon dhe paroditë e tij.

“Te “Kosherja” përshtatet më mirë parodia sepse duke kënduar dhe qeshur ti fillon thumbon disa vese të popullit tonë në përgjithësi”,  tregoi Ervisi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!