Cilësohet Neymari i ri, Manchester City bën gati milionat për talentin brazilian

schedule12:16 - 24 Mars, 2021

schedule 12:16 - 24 Mars, 2021

Brazili gjithmonë është njohur për talentet që prodhon në futboll dhe i radhës është një 17-vjeçar nga Rio De Janeiro. Bëhet fjalë për sulmuesin e moshave të Fluminenses, Kayky. I riu po i habit që të gjithë në vendin karioka dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane.

Sipas raportimit të “The Sun”, është Manchester City që po monitoron me kujdes situatën e brazilianit. Në anën tjetër të globit lojtari i ri cilësohet si Neymar i ardhshëm e si pasojë nuk duhet të habitemi nëse Pep Guardiola do ta dëshironte në skuadër.

 

Në fakt Kayky fillimisht luante futboll në sallë në moshën 8-vjeçare, por talenti i tij u zbulua gjatë karnavaleve të Rios. Më pas vëzhguesit e talenteve të Fluminenses e vunë re gjatë një ndeshjeje e më pas historia dihet. Kartoni i tij vlerësohet diku te 21.5 milionë sterlina, por paratë kurrë nuk kanë qenë një problem për “Qytetarët”. /abcnews.al