Rikthehen tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit ka lëshuar dy raketa balistike në fundjavë. Një zyrtar i lartë amerikan ka zbuluar se Koreja e Veriut lëshoi raketa me rreze të shkurtër të Shtunën dhe të Dielën.
Informacioni në lidhje me lëshimin e raketës u raportua më parë nga Washington Post. Pentagoni nuk pranoi të komentojë. Kjo ishte hera e parë që Kim Jong-un provokon duke lëshuar raketa balistike që kur Joe Biden mori presidencën.
Kjo lëvizje, e cila përkeqëson atmosferën tashmë të tensionuar vjen pas indiferencës provokuese të Koresë së Veriut ndaj thirrjes së Uashingtonit për komunikim.
Koreja e Veriut akuzoi Joe Biden për “vazhdim të kërcënimit ushtarak dhe sanksioneve”./ db/ Abcnews.al