E 31-ta në listën e PS-së në Tiranë, Bora Muzhaqi thirrje të rinjve: Nuk ndryshohet Shqipëria nga kafja

schedule17:31 - 23 Mars, 2021

schedule 17:31 - 23 Mars, 2021

Mes emrave që kryeministri Edi Rama u dha fjalën gjatë prezantimit të kandidatëve për Tiranën ishte edhe Bora Muzhaqi, e cila është e 31-ta në listë. Bora kishte dy mesazhe për rininë, por edhe prindërit e të moshuarit.

Dua të ndaj me ju eksperiencën dhe faktin sa e privilegjuar jam që jam këtu. Pas 7 viteve qeverisje tuaj, jam këtu me ju falë një nisme shumë të bukur “Deputeti që duam”. Shpresoj ti përfaqësoj denjësisht të rinjtë bashkë me ju.

Kam dëshirë që të rinjtë të bashkohen me mua, për të thënë që e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat është duke punuar fort, ne nuk mund ta ndryshojmë Shqipërinë nga kafja, ti vendosim shpatullat punës për të ndryshuar gjërat.

Jo vetëm të rinjve, këtë dua t’ua them edhe ju, prindërve dhe gjyshërve tanë, mos ndaloni së luftuari, na duhet mbështetja e të gjithëve. Duhet të vazhdojmë reformat” tha Muzhaqi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!