Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, do të flasë mbrëmjen e sotme në një intervistë ekskluzive për gazetaren e ABC Esiona Konomi për disa çështje të “nxehta” të politikës dhe zhvillimeve në vend në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Intervista do të transmetohet në orën 21:00 në emisionin “Log.” nga Endri Xhafo. Çështjet kryesore që do të ceken janë qëndrimi i SHBA për listat e pastra elektorale, korrupsioni dhe shpresa që votuesit që shprehin për herë të parë vullnetin elektoral, të kenë në kuvend përfaqësuesit që meritojnë.
“Ndiqni Abc News Albania sonte në orën 21:00 për të dëgjuar Ambasadoren Kim të diskutojë me Esiona Konomin mbi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara mbi listat e pastra elektorale, dhënien fund korrupsionit, si dhe shpresën e saj që votuesit shqiptarë të kenë përfaqësuesit që meritojnë”, ka njoftuar ambasada e SHBA.
Pas intervistës së ambasadores në studio, gazetari Endri Xhafo do të ketë në panelin e të ftuarve kreun e grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA në kuvend, deputetin Ervin Bushati, ish-ambasadorin e Shqipërisë në SHBA Agim Nesho dhe pedagogun e së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Nju Jorkut Hektor Ruci./mv.abcnews.al