Çelhaka: Vetëm Anglia më lart, Shqipëria përballet si i barabartë me të tjerët

schedule12:36 - 23 Mars, 2021

schedule 12:36 - 23 Mars, 2021

Jurgen Çelhaka nuk është një titullar i rëndësishëm te Tirana, por edhe te Shqipëria U21. Mesfushori është grumbulluar me kuqezinjtë dhe ditën e sotme ka dalë edhe në konferencë për shtypin.

“Ndihem shumë mirë që jam këtu. Kur të vjen ftesa nga Kombëtarja është një privilegj shumë i madh të përfaqësosh ngjyrat kuqezi, akoma më shumë kënaqësi është kur vjen në një moment shumë të mirë për mua.

Kam marrë minuta pasi kalova një dëmtim të vështirë, vij pas një fitoreje të rëndësishme me skuadrën time ku shënova një gol. Do të jap maksimumin për Kombëtaren. Skuadra jonë gjithmonë është shquar për frymën e grupit, sakrificën që bëjmë në fushë dhe shpirtin e ekipit.

Kjo është gjëja që na favorizon më shumë. Djemtë kanë qenë shumë të afërt dhe miq me njëri-tjetrin, duke mos e parë fare se me çfarë ekipi luajmë. Ku mund të arrijë kjo skuadër? Do t’i marrim ndeshjet një nga një, të mos kemi frikë asnjë skuadër.

Mendoj se jemi të aftë për tu përballur denjësisht me të gjithë kundërshtarët që kemi në grupin tonë. Anglia është më lart, ndërsa me të gjithë skuadrat e tjera do të zbresim në fushën e lojës për tre pikët”, deklaroi Çelhaka para mediave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!