Italia ka shtrënguar masat kufizuese deri në datën 6 prill, për të parandaluar një valë të re të koronavirusit, duke qenë se janë Pashkët. Nga ana tjetër, edhe Gjermania ka zgjatur bllokimin e saj për tre javë të tjera, duke vendosur thuajse bllokim të plotë për festën e Pashkëve.
Pas bisedimeve me udhëheqësit rajonalë, kancelarja Angela Merkle, tha se masat aktuale do të jenë në fuqi deri më 18 prill. Kufizimet do të jenë më të ashpra nga 1-5 prilli, ku shumica e dyqaneve do të mbyllen dhe tubimet do të jenë të kufizuara.
Në Gjermani, shkalla e infeksionit është rritur mbi 100 për 100,000 banorë. Merkel u shpreh se situata është shumë serioze, pasi numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale dhe shtretërit e kujdesit intensiv po mbushen përsëri me të sëmurë./e.b-abcnews.al