Kristiano Ronaldo shënon më në fund gol në Serinë A

schedule22:14 - 16 Shtator, 2018

schedule 22:14 - 16 Shtator, 2018

Kristiano Ronaldo arrin më në fund të zhbllokohet në Serinë A. Shënon dy gola për Juventusin dhe premton se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën.

Kjo ditë do të vinte, por përse të vononte kaq shumë. Gjithsesi, i duruari i fituari, dhe Kristiano Ronaldo iu gëzua më në fund golit të parë në Serinë A. Më saktë, ishin dy rrjeta për çlirimin personal, por edhe për fitoren e ekipit me shifrat 2-1 ndaj Sasuolos në stadiumin “Alianc Arena”. Për fat, portugezi ia doli në Torino, përpara më shumë se 40 000 tifozëve juventinë, të cilët u detyruan të prisnin jo edhe aq pak. Pjesa e parë përfundoi 0-0, por pa kaluar shumë minuta pas pushimit, Ronaldo bëri detyrën, në të 50-n e të 65-n. Gjithsesi, pritjen më torturuese e pati CR7-ta, me gati plot një muaj, që kur Seria A filloi në 18 gusht e deri këtë të diel. Rrallë në karrierë mund t’i ketë qëlluar të durojë kaq gjatë pa specialitetin e tij, rrjetën.

Përse kaq vonë zhbllokimi? Besohet për shkak të kohës që iu desh për përshtatje në një kampionat tjetër, shumë më taktik në mbrojtje, dhe në një ekip tjetër. A do të thotë kjo se Ronaldo do të shënojë siç bënte në Spanjë? Talenti vlen kudo dhe shpresa është që ai të arrijë kuotën e 40 golave në Serinë A, në Champions apo në Kupën e Italisë. Gjithsesi, Juventusi duket se ka disa probleme, pavarësisht se kryeson me 12 pikë të plota, tre më shumë sesa Napoli. Goli i pësuar në fund nga Sasuolo ishte një paralajmërim./abcnews.al