Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku deklaroi në “Log.” në ABC se incidenti në ditën e Verës në Elbasan ishte i inskenuar nga Partia Demokratike.
Mazniku deklaroi ka prova filmike që provojnë deklaratën e tij. Ai u shpreh se simpatizantët kahut tjetër reaguan, pasi u provokuan nga PD, por theksoi se figurat kryesore të Partisë Socialiste u distancuan nga dhuna.
“Besoj se situatën në Elbasan e tensionon sjellja e papërgjegjshme nga ana e opozitës, Ka prova filmike që provojnë që PD kishte një skenar të qartë, Rama buzëqeshi dhe vazhdoi rrugën, por njerëzit kanë gjak. Ashtu si qëlloi që kishte njerëz të PD, kishte edhe njerëz të PS aty.
Unë besoj që çdo veprim dhune është i gabuar. Besoj se është me rëndësi që aktorët politikë me rëndësi të PS janë distancuar nga dhuna. Kemi parë tentativë të qëllimshme të PD për të acaruar gjakrat. PS nuk bën provokime gjatë festës së verës në Elbasan.
Në evente politike është normale që aktorët të bëjnë deklarata politike. PS prej 8 vitesh thotë një gjë dhe i mbetet besnike. Ne nuk bëjmë dot prokurorinë dhe policinë sepse besojmë te ndarja e pushteteve”, tha Mazniku./mv.abcnewsa.l