Emocionet e kombëtares dhe objektivat personalë: Rrëfehen Ismajgeci dhe Gjata

schedule21:37 - 22 Mars, 2021

schedule 21:37 - 22 Mars, 2021

Sot është grumbulluar Shqipëria U21. Kuqezinjtë e Alban Bushit do të jenë bashkë për 8 ditë, teksa do të luajnë dy ndeshje miqësore gjatë kësaj kohe, e para me Tiranën më datë 27 janar. Marsel Ismajlgeci dhe Mario Gjata janë dy ndër 26 lojtarët që ka ftuar trajneri Bushi për grumbullimin 8-ditor. Mbrojtësi i Tiranës dhe sulmuesi i Apolonisë folën për mediat, duke u ndalur te emocionet e përjetuara dhe objektivat që kanë.

ISMAJGECI– “Është gjithmonë kënaqësi të marrësh ftesë nga ekipi kombëtar dhe të japësh maksimumin në fushë. Objektivi im është të paraqitem sa më mirë në këtë grumbullim, por edhe më vonë nëse do të më jepet rasti. Besoj që në ftesë ka ndikuar si paraqitja e ekipit, ashtu edhe paraqitjet e mia individuale.

Shumë lojtarë nga Kategoria Superiore janë shitur jashtë dhe kjo është një shenjë e mirë, pasi do të thotë që kampionati po zhvillohet dhe po rritet. Edhe unë dua të bëj paraqitje sa më të mira dhe pse jo, të shitem në një kampionat më të fortë”.

GJATA – “Kam marrë ftesë për herë të parë nga Shqipëria U21 dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Kombëtarja është ëndrra e çdo lojtari, shpresoj që të arrij të luaj edhe me skuadrën e parë. Një lojtar të cilit dua t’i ngjaj është Bekim Balaj, pasi kemi tipare të ngjashme loje.

Më vjen keq për situatën te Apolonia, pasi po mundohemi të bëjmë ndeshje të mira, por jemi në vendin e fundit. Kur të përfundojë grumbullimi, do të ndeshemi me Tiranën dhe u kam thënë Ismailgecit e Celhakës që nuk do ta kenë të lehtë. Objektivi im? Dua të ndihmoj Apoloninë të qëndrojë në Superligë. Më pas pse jo, të provoj një eksperiencë të re jashtë vendit”. /abcnews.al