Bisedimet Greqi-Turqi, Borrell: Të gjitha opsionet në tryezë

schedule21:12 - 22 Mars, 2021

schedule 21:12 - 22 Mars, 2021

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep  Borrell  ka deklaruar se që nga dhjetori i vitit të kaluar BE ka shënuar disa shenja të një drejtimi pozitiv dhe hapa drejt de-përshkallëzimit nga ana e Turqisë.

Gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të Këshillit për Çështjet Evropiane ( FAC ), Borrell ka theksuar se përshkallëzimi i bisedimeve mes dy vendeve është i brishtë, dhe është e rëndësishme që të ketë përpjekje të vazhdueshme nga të dy palët.

Ndër të tjera përfaqësuesi i Lartë evropian ka thënë se lëvizjet e Turqisë në lidhje me partinë pro-kurde HPD dhe tërheqjen e saj nga Konventa e Stambollit duhet të merren parasysh.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të kemi një agjendë pozitive, por të gjitha opsionet janë në tryezë nëse është e nevojshme,” tha ai.

Vihet re se pala greke e konsideroi raportin e Përfaqësuesit të Lartë dhe Komisionit për Turqinë si pozitiv dhe të ekuilibruar , pasi sipas burimeve diplomatike ai përfshin shumë elementë të kënaqshëm, megjithëse ka disa mangësi .e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!