Këtë të hënë në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishëm Ndriçim Mehmeti, Elsa Skenderi dhe Agred Tafaj të cilët nënvizuan problematikat e hasura në mësimdhënie gjatë këtij viti pandemik.
Mehmeti theksoi se nuk është menaxhuar shumë mirë situata gjatë pandemisë sepse shumë universitete nuk duhet të mbylleshin si ai i sporteve apo arteve. Jo vetëm kaq, sipas tij pandemia nuk na gjeti të papërgatitur pasi me më herët u fol për paisje e arsim digital, që sipas tij duhet ta kishin shpëtuar mësimdhënien online.
Zv. Dekania Elsa Skënderi Rakipllari vuri në pah edhe mungësën e vëmendjes dhe përqëndimit tek studentet, të cilët sipas saj shpesh edhe gënjëjnë për prezencën e tyre.
“E di çfarë është gjëja më e trishtë për mua, nuk është problemi i kam aty të pranishëm ose jo sepse të gjithë studentët ti mund t’i kesh aty. Pra ty të del sikur janë në klasë por thjesht të kanë ndezur kameran ose janë thjesht aty dhe nuk janë fare. Më ka qëlluar kam shkuar në një television për një intervistë, studentia më tha jam në mësim tani kur në fakt ajo ishte në punë”.
Ndër të tjera Elsa theksoi se ka një rënie të përgjithshme të nivelit të studentëve krahasuar kjo me rezultatet e vitit të kaluar.
Ndërkohë studenti Agred Tafaj një nga nismëtarët e peticionit për rikthimin në auditore, tha se deri tani janë mbledhur 11 mijë nënshkrime dhe nëse do vazhdoj kjo situatë absurde do ketë edhe një kundër-reagim.
“Kjo situatë jo vetëm që është absurde, por dhe një kudër-reagim do ketë. Ne kemi nisur nisma të tilla si peticioni do vazhdojmë me peticionin”./abcnews.al