Kukësi në këtë sezon nuk po tregon aspak formën që pritej në fillim të sezonit dhe është në vendin e gjashtë, larg pretendimeve për një vend në Europa League.
Por lojtarë individualë kanë bërë mirë. Më i miri është padyshim kapiteni Agim Ibraimi, i cili ka treguar sftësi të mëdha prej lideri she golashënuesi.
Paraqitjet e tij të mira dhe 13 golat e 3 asistet e tij kanë rënë në sy të kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Kukësi bën me dije se kapiteni i verilindorëve është grumbulluar me Maqedoninë e Veriut për tre ndeshjet e këtij grumbullimi.
Nëse vazhdon në të njëjtin nivel do shtoheshim shumë shpresat që Ibraimi të ishte pjesë e kombëtares fqinje në ndeshjet e Kampionatit Europian.
POSTIMI – Kapiteni Agim Ibraimi eshte ftuar nga ekipi kombetar i Maqedonise se Veriut. Sulmuesi i skuadres sone qe aktualisht kryeson listen e golashenuesve ne kampionat, ka bindur trajnerin e Maqedonise per te derguar ftesen
Ibraimi do te jete pjese e skuadres se tij kombetare ne 3 ndeshjet zyrtare qe Maqedonia e Veriut ka ne kuader te kualifikueseve per ne Boteror. Suksese kapiten!
25.03.2021 Rumani – Maqedoni e Veriut
28.03.2021 Maqedoni e Veriut – Lihtenshtein
31.03.2021 Gjermani – Maqedoni e Veriut /abcnews.al