PDIU i bashkohet PD-së Basha: Objektiv çlirimin e qeverisë nga krimi

schedule12:27 - 16 Shtator, 2018

schedule 12:27 - 16 Shtator, 2018

Pas diskutimeve mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe atij të Partisë për Drejtesi Integrim dhe Unitet, e shkëputur vetëm së fundmi nga koalicioni me mazhorancën, kreu i saj Shpëtim Idrizi ka njoftuar pozicionimin në krah të opozitës së bashkuar me të cilën deklaron se ndan qëllimin për çlirimin e vendit nga sundimi i krimit dhe shkatërrimi i ekonomisë, por edhe trajtimit të çështjes çame.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i është bashkuar sot koalicionit opozitar për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Në një deklaratë të përbashkët për mediat nga seli blu, pas arritjes së marrëveshjes, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se sot opozita  është më e bashkuar dhe më e fortë.

“Sot opozita është më e bashkuar në këtë momment kritik për Shqipërinë e shqiptarët. PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mison jetik për çdo familje shqiptare. T’i japim fund bashkëqeverisjes me krimin, të largojmë aleancën me krimin, që ka zaptuar, të çlirojmë vendin nga sundimi i bandave dhe të ofrojmë vizionin tonë me një ekonomi të fortë përmes parimeve dhe normave të ekonomisë së tregut të lirë, të luftës pa kompromis kundër korrupsionit qeveritar dhe si anëtarë të PPE kemi sot mikun tonë presidentin Miliori të vazhdojmë betejën tonë. Bashkëpunimi ynë do shtrihet në të gjitha fushat, shkëputja e krimit nga politika, zgjedhjet  e lir adhe të ndershme, çlirimi i ekonomisë nga oligarkët dhe shpresën e zhvillimit ekonomik”.

Kreu demokrat theksoi gjithashtu se PD është e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë në dimensionin historik të kujtesës e nderimit për viktimat, në dimensionin e lëvizjes së lirë për të lindurit në Shqipëri dhe për të garantuar të drejtën e pronës.

Nga ana e tij kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u shpreh se sot shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të fortë përballë kriminalitetit në rritje dhe braktisjes së vendit nga shqiptarët.

“Sot patëm një diskutim me Bashën dhe stafet respektive për të vlerësuar prioritetet tona. Përballë një kriminalitei në rritje, trafiqeve dhe braktisjes së vendit nga shqiptarët kemi nevojë të kemi një opozitë të fortë që të mos jetë thejsht reflektive, por të ketë alternativën e saj që të ndahemi nga ky tranzicion i tejzgjatur dhe t’u japim shpresë shqiptarëve. Trajtimi i shqitarëve të Çamërisë në përputhje me konvetën Evropianë të të drejtave të njeriut, rezolutën e Çamërisë, për t’i dhënë zgjidhje çështjes së shqiptarëve të Çamërisë me misionin e saj historik. Ne sot jemi pjesë e opozitës zyrtare se besojmë që vendi ka nevojë për opozitë të fortë”.

Marrëveshja e PDIU-së me PE u përshëndet edhe nga ish presidneti i asamblesë parlamentare të OSBE, Rikardo Miliori. Ai tha se kjo marrëveshje është një është një akord patriotik dhe një fortesë e çdo shqiptari për këtë vend të rëndësishëm të Evropës dhe Ballkanit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!