Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer gjatë natës në oborrin e shtëpisë së një biznesmeni të njohur në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit. Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, por sipas policia nuk ka patur dëme në njerëz dhe as dëme materiale.
Policia ka marrë në pyetje biznesmenin 60 vjeçar, Bajram Fejzullarin i cili ka mohuar të ketë konflikte personale.
Ndërkohë gjatë natës janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, por nuk është kapur autori i saj. /abcnews.al