Apolonia u mund në shtëpi nga Skënderbeu dhe tani rikthimi në Kategorinë e Parë është edhe më pranë. Trajner Fabrizio Cammarata , pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:
“Kemi humbur një ndeshje që nuk duhet të humbnim. Pjesa e parë ishte më e mirë për Skënderbeun dhe e merituan epërsinë. Në të dytën reaguam dhe barazuam. Luajtëm mirë, por në fund pësuam një gol që nuk duhej”.
“Skënderbeu e meritoi, pjesën e parë luajti shumë mirë. Ne e kishim përgatitur mirë ndeshje, e dinim se do kishim vështirësi me sulmuesin e tyre. Në pjesën e dytë u futëm në fushë krenarë dhe bëmë mirë. Ka edhe 11 ndeshje deri në fund. Do japim gjithçka, edhe pse nuk është e thjeshtë. Lojtarët e mi kanë cilësi edhe psikologjike”. /abcnews.al