Bylisi luan sot një ndeshje shumë të vështirë me Kukësin pë javën e 26-të të Superiores, teksa ballshiotët para pak çastesh kanë zbuluar edhe formacionin dhe rezervat e skuadrës, ku bie në sy një emër i ri.
Aleksandar Desancic është federuar nga Bylisi dhe është gati për këtë ndeshje. Një veprim surprizë ky nga ana e klubit ballshiot pasi më parë nuk ka pasur asnjë njoftim për afrimin e ri.
Desancic është 25 vjeç dhe që nga janari nuk ka luajtur me asnjë skuadër, pas mbylljes së aventurës me Metalac, ku luajti 8 ndeshje dhe dhuroi dy asiste. Serbi aktivizohet si mesfushor qendre. /abcnews.al