Video/ Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër–Tepelenë

schedule15:49 - 15 Shtator, 2018

schedule 15:49 - 15 Shtator, 2018

Një makinë doli nga rruga në aksin Gjirokastër- Tepelenë pranë vendit të quajtur Ura e Kardhiqit. Aksidenti ndodhi gjatë orëve të drekës.
Për pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja, e cila është nëna e drejtueses së mjetit Ermira Cuberi. Kjo e fundit ka shpëtuar pa lëndime. Ndërsa nëna e saj u transportua në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.