Asgjë nuk ka ndryshuar në plazhin e Durrësit

schedule15:13 - 15 Shtator, 2018

schedule 15:13 - 15 Shtator, 2018

Temperaturat e ngrohta në shtator dhe çmimet më të lira joshin qytetarë nga vende të ndryshme për të kaluar pushimet pranë bregdetit. Këtë të shtunë plazhi i Durrësit është mbushur me pushues të cilët nuk janë vetëm ditorë.

Shtatori po shihet si një zgjedhje e mirë për të pushuar. Temperaturat të njëjta si në verë. Qetesia që të ofrohet larg fluksi të sezonit.
Çmimet jane më të lira. Kushtet që krijohen i kanë tërhequr pushuesit që të rikthehen në stinën e vjeshtës pranë bregdetit.

Pushuesi 1: “Është më i mirë tani se sa kur të djeg Dielli.”

Pushuesi 2: “Është më qetë, është më pastër, janë çmimet më të lira.”

Pushuesi 3: “Po mirë është. Edhe uji më i pastër.”

Nuk ka vetëm pushues ditorë. Disa prej tyre i kanë planifikuar më herët që pushimet ti bënin në këtë periudhë.

Pushuesi 4: “Kalojmë shumë bukur. Në qoftë se mban koha do ti bëj 10 dtië. Mirë është, gjithmonë kam ardhur në shtator. Është qetësi, eshtë pastër, është shumë mirë.”

Referuar kushteve meterologjike, plazhet pritet të frekuentohet masivisht të paktën deri në fundin e muajit shtator për turistët. Por për vendasit aq sa moti t’u ofrojë Diell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!