Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata adhurohen jo vetëm për karrierën që kanë ngritur, por edhe për momentet private që ndajnë herë pas here.
Së fundmi, ka qenë këngëtarja që ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, një foto të Besit dhe të vogëlushes së tyre, Ajkës.
Vihet re që kjo e fundit ka qenë një bebushe e vogël dhe ky imazh ka qenë i papublikuar më parë nga çifti.
“Si i ati, ashtu dhe e bija, Ajka e porsalindur”, ka shkruar Xhensila.
Kujtojmë se pak ditë më parë në rrjet u përfol se këngëtarja është shtatzënë dhe familja Kallaku do të zgjerohet./abcnews.al