Dëshira e madhe është Haaland, Barcelona nis kontaktet me agjentin e tij

schedule09:17 - 20 Mars, 2021

schedule 09:17 - 20 Mars, 2021

Presidenti i ri, Joan Laporta dëshiron ta kthejë Barcelonën në majë dhe që të ndodhë kjo duhet të ketë më të mirët në skuadër. Erling Haaland i Borussia Dortmund është dëshira e madhe e tij dhe Sport.es zbulon një prapaskenë të rëndësishme.

Bordi drejtues i Barcelonës ka zhvilluar kontaktet e para me agjentin e norvegjezit, Mino Raiola, për të mësuar rreth situatës së sulmuesit. Raiola dhe Laporta gëzojnë marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe ky nuk është favor i vogël.

 

Por si fillim Barcelona do duhet të shërojë financat e klubit. Për të arritur te Haaland është detyrim shitja e një apo dy yjeve të skuadrës për të fituar paratë e nevojshme dhe për të ulur nivelin e pagave. Coutinho dhe Griezmann janë dy mundësitë. Për Haaland duhen më shumë se 100 milionë dhe në garë janë City e Real. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!