Djali i ish-presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr., është tallur me rrëzimin e presidentit amerikan, Joe Biden një ditë më parë, teksa po ngjitej shkallëve për të hipur në aeroplan.
I biri më i madh i ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë publikoi një video-montazh thumbues, në tëitter ku në pjesën e parë të videos shihet babai i tij duke e goditur fuqishëm topin e golfit në një fushë, ndërsa në pjesën e dytë të videos duket sikur topi e godet prapa kokës Bidenin.
Ndërkohë në mbishkrimin e videos ai shkruante në mënyrë ironizuese se “Nuk ishte era, njerëz”, duke iu referuar njërës prej arsyeve të përmendura për problemin e Bidenit gjatë ngjitjes së shkallëve.
Donald Trump Jr. gjithashtu i kritikoi mediet për qasjen përkrahëse ndaj Bidenit, ndonëse ato, sipas tij, e kishin sulmuar Trumpin kur ishte president vetëm pse ishte mbajtur anash gjatë ngjitjes shkallëve të aeroplanit./abcnews.al
It wasn’t the wind folks. pic.twitter.com/jYc01dBZCe
— Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) March 19, 2021