Pesë shqiptarë mes të cilëve një grua janë arrestuar në Zaragoza, pasi kishin kultivuar 2600 rrënjë kanabis në tre zona industriale të marra me qira.
Cinco personas han sido detenidas y más de 2.600 plantas de marihuana intervenidas en una operción en la que han intervenido #PolicíaJudicial #USECIC de Zaragoza y Huesca
Más información: ?? https://t.co/mwecCqftDY… pic.twitter.com/3e5m5bP7tH
— GuardiaCivilZaragoza?? (@guardiacivilzg) March 19, 2021
Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet e operacionit, në momentin që ndërhynë pas disa muajsh hetime, që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Fillimisht u kap një shqiptar 25-vjeç, ndërsa më pas nga hetimet rezultoi se godinat ku po kultivohej kanabisi ishte marrë me qira nga një shqiptare. Në total janë 5 të arrestuarit, të gjithë shqiptarë.
25-vjeçari që u kap brenda njërës prej “shtëpive të barit” ishte ilegal në Spanjë bashkë me një tjetër bashkëkombës, ndërsa tre të tjerët ishin me letra të rregullta. / db/ Abcnews.al