Air Albania nisi sot fluturimet

schedule08:52 - 15 Shtator, 2018

schedule 08:52 - 15 Shtator, 2018

Udhëtarët e parë në bordin e “Air Albania”  kompanisë së parë ajore me kapital publik- privat ishin maturantë e studentë të ekselencës. Arsyen e përzgjedhjes se tyre e tregoi kryeministri Edi Rama që kishte dalë për ti përcjellë.

Edi Rama: “Jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjenden në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit.”

Avioni me flamurin shqiptar pagëzuar me emrin “Lasgush” në nder të poetit Poradeci nisi fluturimet me një udhëtim drejt Stambollit. Ai u ngrit nga toka shqiptare pak para orës nëntë të mëngjesit. Ky fluturim simbolik do të ndiqet nga të tjerë, por këtë muaj vetëm në linjën Tiranë-Stamboll-Tiranë për të vijuar më pas drejt destinacioneve si Roma, Londra, Mynihu e Barcelona.

Synimi është që shumë shpejt të ketë një linjë direkte nga Tirana në Neë York dhe anasjelltas. Airbus 319 që mban emrin e poetit Lasgush Poradeci do të pasohet nga të tjerë avionë të këtyre  përmasave me emra poetesh shqiptarë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!