Greiss Petroviç këtë të premte ishte e ftuar në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku ndau emocionet e shtatzënisë gjatë pandemisë, si dhe ardhjen në jetë të djalit të saj Andrea. Në daljen e parë pas lindjes së djalit, Greiss tregoi se për 9 muaj ishte kujdesur shumë që të mos infektohej nga Covid por s’ishte e e thënë. Ditët e fundit të muajit të 9-të ajo dhe familjarët e saj preken nga Covid-19. Ndonëse mjekët ishin shprehur se virusi nuk kalon nga nëna tek fëmija, pikpyetjetet dhe frika tek Greiss ekzistonte. Ajo tha se në fillim kishte zënë bashkëshortin e më vonë atë, vjehrrën dhe mamanë e saj. Ermali e pyet nëse gjatë kësaj kohe pati momente kur u ndje e dobët dhe i tha vetes “pse ndodhi pikërisht me mua tani dhe Andrean”.
“Frika ishte e madhe por shyqyr Zotit përfundoi në ditët e fundit të muajit nëntë. Pata një moment kur më zuri paniku, flisja me motrat ndërkohë. Pata një moment sikleti, u futa në tualet dhe shpërtheva në lot pastaj thashë “Greissi thërriti mendjes se nuk është asgjë””, tregoi ajo.
Ajo njihet për natyrën emocionale të saj, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur Ermali hap zarfin konfidencial dhe menjeherë transmetohet videomesazhi nga vjehrra e saj Zonja Tefta, shumë e dashur për ekranin shqiptar. Tefta Pajenga në mesazhin drejtuar nuses së saj dha plot mesazhe motivuese mbi punën që ajo bën për të realizuar ëndrrat e saj. Fjalët e Zonja Tefta emcionuan aq shumë Gressin sa u përlot live në program./abcnews.al