Brukseli i përgjigjet Vuçiç: Serbia, në BE vetëm kur të plotësojë kushtet

schedule19:20 - 14 Shtator, 2018

schedule 19:20 - 14 Shtator, 2018

Zëdhënësja e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç ka deklaruar se Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Europian vetëm kur të ketë plotësuar të gjitha kriteret. Deklarata e Koçijançiç vjen pas asaj të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për agjencinë “Reuters”, se në rast të një marrëveshjeje me Kosovën, Serbia do garanci që anëtarësimi i saj të ndodhë në vitin 2025.

Duke iu referuar strategjisë së zgjerimit, Koçijançiç ka sqaruar se viti 2025 është vetëm një datë referencë dhe ka shtuar se avancimi në procesin e integrimit varet nga vetë Serbia. Në reagimin e saj, zëdhënësja e Federika Mogerinit ka nënvizuar se mes kritereve që duhet të plotësojë Serbia është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!