Juventusi për disatën herë nuk mundi t’i shkojë Champions League deri në fund dhe ky dështim pritet të ketë faturë të lartë për disa nga lojtarët e bardhezinjve.
Ndërkohë që të gjithë flasin për ikjen e mundshme të Cristiano Ronaldos, në Itali zbulohet se një tjetër lojtar shumë i rëndësishëm mund të lërë klubin.
Bëhet fjalë për Paulo Dybala. Argjentinasit i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe rinovimi nuk është diskutuar ende, teksa kjo mund të mos ndodhë kurrë.
Nga Italia Romeo Agresti, korrespondent i Goal për Juventusin paralajmëron ikjen e Dybala. Ai tregon se ‘drejtuesit nuk besojnë më te argjentinasi dhe shitja e tij në verë është pothuajse e sigurt’.
? BOOM BOOM #Dybala & co: "La JUVE non crede in lui". MOMBLANO: "#Icardi sul mercato" special guest @romeoagresti
? https://t.co/gxUiq93FWs pic.twitter.com/tl32V4O1En
— Juventibus (@juventibus) March 18, 2021
Gjatë këtij sezoni Dybala ka luajtur shumë pak, i kushtëzuar nga dëmtimet e shumta dhe nga infektimi me Covid-19, që kanë ndikuar në formën e dobët të tij. /abcnews.al