Shqipëria më datë 28 mars ka një ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë, sfidon gjigantët e Anglisë në “Air Albania”.
Trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve”, Gareth Southgate ka zbuluar edhe listën e ftuarve për tre ndeshjet e marsit me Shqipërinë, San Marinon dhe Poloninë.
Është një kombëtare me shumë talente, që pritet të afirmohen dhe të integrohen para nisjes së finaleve të Botërorit të ardhshëm.
Talente si Phill Foden, Jude Bellingham apo Saka do zbarkojnë në “Air Albania” për t’i rënë në sy trajnerit. Ndërkohë, yje si Maguire, Walker, Sterling e Kane nuk mungojnë në këtë listë. /abcnews.al