Kur duhet t’ja prezantojmë të dashurin/ën prindërve? Ishte kjo pika e bisedës në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. E pranishme ishte Nora Malaj e cila rrëfeu momente të veçanta nga lidhja e saj me me bashkëshortin kur ende nuk e kishin shfaqur.
Perveç gjyshit dhe nënës askush tjetër nuk e dinte në familjen e saj. Ajo tregoi se u gjend përpara një situate të sikletshme, pasi babai i saj në atë kohë ishte Shef i Shtabit të Flotës Ushtarake për Shqipërinë dhe i duhej të nisej jashtë vendit me anijen Dajti. Ajo bashkë me Arin (bashkëshortin) duhet të shkonin në Durrës për ta takuar babain e saj.
“Gjyshja ime që ishte shumë tradicionale, teto Ollga tipike, merr dhe dajën tim, i hipin trenit të Tiranës, marrin edhe një qilim të ri të asaj kohe, që ta shtronte se do vinte dhëndrri. Ndërkohë që unë i kisha thënë Arit që unë nuk kam thënë gjë ke shpia. Takohemi me babin tek kafeja te stacioni I trenit në Durrës. Në një moment kur im shoq ngrihet, babi më thotë që “ka ardhur nëna me dajën (Vasilin) në shtëpi. Mos I thashë unë “nuk e sjell në shtëpi, mami le mos ta takojë”.
Ndërsa Nora mori vendimin t’ja prezantonte atë ditë Arin vetëm të atit, në kthim për në Tiranë u gjend në të njëjtin tren me gjyshen dhe dajën. Një tjetër moment plot humor ky, të cilin Nora e kujton me nostalgji, nga njohja e Arit me familjen.
Ndërsa dikur njohjet me prinderit e partnerit/es realizoheshin në këtë formë, sot si ndodh? Malaj tregoi se është gjendur edhe përpara prezantimit të nuses së djalit. Këtë të fundit ajo e quan vajzën e saj, madje gjatë një takimi elektoral në Shkodër, ku e shoqëronin të dy, ajo I ka prezantuar si fëmijët e saj. Pedagogia tregoi në program se më vonë i kishin çuar mesazhe që vërtet kishin besuar se ajo ishte vajza dhe jo nusja e djalit./abcnews.al