SHBA, Brody ka vetëm një muaj jetë, qyteti feston Krishtlindjen më përpara

schedule10:19 - 15 Shtator, 2018

schedule 10:19 - 15 Shtator, 2018

Një qytet në Shtetet e Bashkuara po feston para kohe Krishtlindjet. Kjo bëhet për shkak të një vogëlushi i cili vuan nga kanceri dhe mjekët thonë se ai ka dhe një muaj jetë.

Në Cincinnati, në Shtetet e Bashkuara, gjithçka është gati për të festuar Krishtlindjet. Pemët janë zbukuruar me topa të të gjitha ngjyrave, rrugët janë plot dritë. Nuk ka rëndësi, nëse është shtatori dhe nëse mbeten disa javë deri në 25 dhjetor. Brody Allen nuk ka kohë. Fëmija është dy vjeç dhe mjekët i kanë dhënë atij më së shumti një muaj jetë: ai është i sëmurë me kancer. Duke parë këtë, qyteti vendosi të afrojë datën e festave dhe shumë prej banorëve kanë dërguar dhurata për fëmijë dhe kartolina në mënyrë që vogëlushi të mund të shijojë, ndoshta për herë të fundit, magjinë e Krishtlindjes.

“Brody nuk e kupton gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, është shumë i vogël. Është i lumtur dhe po shijon atë pak kohë që i ka mbetur nga jeta e tij”, thotë i ati. Në muajin gushtin, mjekët e diagnostikuan vogëlushin me kancer në tru dhe një tjetër në shtyllën kurrizore. I thanë se ka vetëm dy muaj jetë. Që prej asaj kohë, familja është angazhuar që t’ia bëjë çdo ditë speciale për t’i lënë vogëlushit kujtime sa më të bukura.

Prindërit kanë menduar të celebrojnë më herë Krishtlindjet për t’i festuar me të. Pasi fqinjët dëgjuan për këtë, kanë shprehur dëshirën për marrë pjesë dhe për të organizuar festa edhe në shtëpitë e tyre. Dhe në këtë mënyrë Krishtlindjet në shtator u përhapën pothuajse në të gjithë qytetin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!