Një farmaci është grabitur në Tiranë. Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Në farmaci janë marrë kryesisht medikamente që trajtojnë Covidin. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al