Rikthimi i Floriana Garo në jetën politikë u bë kryefjala e mediave në Tiranë. Ajo vjen me një intervistë ndryshe në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndau shumë detaje nga jeta e saj familjare në Zvicër. “I found my love in Portofino”, është kënga që simbolizon dashurinë e tyre, pasi ata të dy janë takuar në këtë vend. Floriana tregoi se ishte një detajiste dhe kërkon shpesh që të ndryshoj orenditë e shtëpisë. “Më ke kapur tek pika ime e dobët. Them gjithmonë ky tapet nuk shkon, kjo piktura… jam detajiste”, tregoi Garo.
Floriana është pak hermetike në postimet në rrjetet sociale më familjarët e saj, madje fotot e fëmijëve i ka publikuar të sfumuara. E pyetur nga Ermali nëse do i publikoj portretet e tyre reale, Garo tha se ajo dhe bashkëshorti nuk shohin asnjë benefit nëse nxjerrin fotot e fëmijëve në rrjetet sociale, ndaj kanë zgjedhur që të mos i publikojnë.
A kanë në planë një fëmijë të tretë?
“Më tha dikush mos je shtatzanë, por nuk jam shtatzanë. Megjithatë nuk e anashkalojmë mundësinë në të ardhmen”.
Pyetjes se çfarë nuk do të dëgjoj nga të tjerët ajo iu përgjigj: “Nuk dua të thonë që janë fallco”./abcnews.al