16 mars 1959, një ditë e veçantë për Tiranën, pasi lindi legjenda bardheblu Arben Minga. 25 herë kampionët e vendit e kanë kujtuar ditën e sotme, ndërkohë që nuk ka harruar t’i shkruajë disa radhë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ai ka postuar një video, me Mingën që shfaqet duke bërë atë që dinte të bënte më mirë: të shënonte gola.
POSTIMI I METËS
“Kush i rren kto mrojca, Kush i bon kto xhibla,
Kush i shlon kto predha, Pallaveshi Minga,
Kush i shlon kto predha, 15 katëshi Minga”
E kush më bukur se Kasem Hallulli do të përjetësonte në këngë kujtimin e paharruar të legjendës bardhë e blu dhe Ekipit Kombëtar, njërit prej futbollistëve më të dashur e të respektuar, Arben Minga.
Sot në ditën e Tij të lindjes i përshëndes të gjithë fansat e tij dhe sportdashësit me këtë buqetë golash të jashtëzakonshëm të shënuar nga “Beni i modh”. “Minuta e 2’ stadiumi pse heshti? Gjuan Arben Minga, dridhet Bukureshti”. /abcnews.al